Vendosni fjalën kyçe....

“Albchrome pushoi sot nga puna minatorin e katërt, hakmarrja e saj s’na ndal” – Sindikata e Minatorëve të Bulqizës


Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, ka denoncuar shkarkimin nga puna të miatorit dhe sindikalistit, Ali Gjeta.

Në njoftimin e sindikatës thuhet se shkarkimi i Gjetës është bërë pasi ai ka kërkuar të drejtat e tij dhe ishte themelues e anëtar i Këshillit Sindikal.

Sindikata thekson gjithashtu se numri i punëtorëve të shkarkuar nga kompania Albchrome ka shkuar në katër, por pavarësisht kësaj, minatorët nuk kanë ndërmend të ndalen dhe do vijojnë t’i kundërvihen padrejtësive të kompanisë dhe pronarit të saj.

‘HAKMARRJA E ALBCHROME NUK NA NDAL

Sot kompania Albchrome ka pushuar nga puna minatorin dhe sindikalistin Ali Gjeta. Arsyeja: Aliu guxoi të kërkojë të drejtat e veta, të ishte themelues dhe anëtar i Këshillit Sindikal të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Me Ali Gjetën ka arritur në 4 numri i minatorëve të larguar nga puna. Mbi 20 të tjerë janë kërcënuar drejtpërdrejt me të njëjtën masë. Qindra më shumë ndihen të rrezikuar nga hakmarrja e paligjshme dhe e padenjë e Albchrome-it dhe pronarit të saj.

Kjo tregon se kompania e ka humbur toruan dhe arsyen. Ne, minatorëve, vetëm sa na e shton mllefin dhe gatishmërinë për t’iu kundërvënë padrejtësive të saj. Ne nuk e dorëzojmë njëri-tjetrin. Një për të gjithë, të gjithë për një!’ – thuhet në reagimin e sindikatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *