Vendosni fjalën kyçe....

Sindikata e Minatorëve të Bulqizës u drejtohet ambasadave: Albchrome ndërhyn në mënyrë të paligjshme, shkarkon punëtorë


Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës u është drejtuar përfaqësive diplomatike në Shqipëri për problemet e tyre me kompaninë Albchrome.

Në një reagim në faqen e saj në Facebook, sindikata thekson se ka informuar përfaqësitë diplomatike për ndërhyrjen e kompanisë Albchrome në aktivitetin sindikal, veprime që janë të paligjshme, shkruan sindikata.

Në reagim thuhet më tej se kompania Albchrome ka shkarkuar nga puna 3 minatorë pa të drejtë dhe ka kërcënuar shumë të tjerë me largim nga puna.

Sindikata thekson në reagimin e saj se Kushtetuta dhe Kodi i Punë mbron të drejtat e sindikatave ndërsa në fund bën me dije edhe listën e përfaqësive të cilave u është drejtuar.

‘SINDIKATA E MINATORËVE TË BASHKUAR TË BULQIZËS JU ËSHTË DREJTUAR TË GJITHA PËRFAQËSIVE DIPLOMATIKE NË SHQIPËRI PËR PROBLEMET E TYRE ME KOMPANINË ALBCHROME

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ju ka nisur një shkresë informuese të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri, por jo vetëm, për ndërhyrjen në aktivitetin sindikal nga kompania Albchrome. Veprime këto të kundërligjshme. Sindikata ka njoftuar përfaqësitë e huaja në Shqipëri dhe organizatat ndërkombëtare të punës se kompania ka shkarkuar nga puna 3 minatorë, pa të drejtë dhe ka kërcënuar shumë të tjerë për largim.

Veprime të tilla bëhen në kundërshtim me ligjin. Konkretisht Neni 50 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon se: “Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës”. Edhe Kodi i Punës mbron të drejtat sindikale. Neni 184 (2) parashikon se ndalohen veprimet e pronarit që pengojnë krijimin dhe funksionimin e sindikatave. Presion i qartë ndaj minatorëve të Bulqizës që të mos guxojnë të kërkojnë të drejtat e tyre.

Organizatat dhe përfaqësitë diplomatike të cilave ju jemi drejtuar:

  1. ILO, Albania
  2. Ambasada e Danimarkës në Shqipëri
  3. Ambasada Zvicerane në Shqipëri
  4. Ambasada Austriake në Shqipëri
  5. Ambasada Spanjolle në Shqipëri
  6. Ambasada Franceze në Shqipëri
  7. Ambasada Suedeze në Shqipëri
  8. Ambasada Hollandeze në Shqipëri
  9. Ambasada Italiane në Shqipëri
  10. Këshilli i Europës në Shqipëri
  11. Ambasada Britanike në Shqipëri
  12. Ambasada Gjermane në Shqipëri
  13. Prezenca e OSCE në Shqipëri
  14. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri
  15. Ambasada Amerikane në Shqipëri / USAID