Vendosni fjalën kyçe....

Efektivët e policisë surpriza fëmijëve për 1 qershorin


Efektivët e Policisë së Shtetit suprizojnë fëmijët për 1 qershorin, festën e të vegjëlve.

Policët kanë shkuar pranë fëmijëve të Shtëpive të Fëmijëve Jetime në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Durrës Vlorë e Gjirokastër, pranë shkollës “Zërat e Jetës”  në Elbasan me fëmijët me aftësi ndryshe, pranë fëmijëve të dëshmorëve të policisë, duke u bërë dhuruata por mbi të gjitha duke ju dhënë vëmendje e dashuri këtyre fëmijëve të veçantë.

Prej disa vitesh Policia e Shtetit anagazhohet në fushata të tilla, të cilat e promovojnë në thelb atë, por pse jo, fëmijët gëzohen kur i shohin efektivët që u kushtojnë kohë.

Ata janë treguar të kujdesshëm që në video-montazhin e e fushatës të mos nxjerrin fytyrat e fëmijëve, duke publikuar pamje me kurriz të tyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *