Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtari hipën majë makinës e u hedh dollarë të varfërve, kritikohet keqazi (Video)


Reperi ‘Blueface’ ka shkaktuar jo pak debate në internet në prag të Krishtlindjeve kur filloi të hidhte pirgje me dollarë në mes të lagjes së varfër të Los Anxhelosit, të rrënuar nga një problem i mprehtë me të pastrehët.

Artisti 22 vjeçar, u filmua duke qëndruar në majë të një SUV-i të errët, duke marrë pirgjet e parave nga një thes dhe duke i hedhur në ajër.

Dhjetëra njerëz u mblodhën rreth automjetit, duke u përpjekur furishëm të kapnin paratë në ajër dhë në tokë. Ngjarja ndodhi në Los Angeles në prag të Krishtlindjes në mes të lagjes famëkeqe Skid Roë, me kampe të mëdha të banuara nga të pastrehët.

‘Sezoni i dhurimit’, shkroi ai në Twitter. Megjithatë një pjesë e mirë e ndjekësve të tij e akuzuan artistin se shfaqte përbuzje ndaj të varfërve të përzier me narcizëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *