Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti voton me shumicë votash Ligjin Anti-Shpifje


Paketa Anti shpifje nga sot edhe tutje është një ligj i Republikës së Shqipërisë.

Me shumicë votash paketa e shumë-kontestuar e propozuar nga qeveria kalio në Kuvend.

80 deputetë kanë dhënë votën pro këtij ligji dhe vetëm 14 kanë votuar kundër, ndërsa 8 kanë abstenuar.

Deputetët kanë votuar edhe një propozim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, sipas të cilit vendimet e Bordit të AMA-s, ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

“Vendimet e bordit të AMA-s animohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë”, propozoi Balla.

Ky projektligj u kontestua nga grupet e interesit, gazetarë të ndryshëm dhe opozita të cilët e konsideruar një ligj i cili do cenojë fjalën e lirë dhe do sjellë censurë.

Ditën e sotme, gazetarë, studentë dhe qytetarë të ndryshëm protestuan përpara Kuvendit në kundërshtim të ligjit.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe ligjin për investimet strategjike, me 88 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenim.

Ndërsa ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme u miratua me 97 vote pro dhe vetëm tre kundër. Ligji parashikon pagesa 3 për qind për dhurimin e një banese brenda pjesëtarëve të familjes.