Vendosni fjalën kyçe....

Komisionerja europiane: Projekligjet për mediat jo në përputhje me standartet ndërkombëtare, të përmirësohen urgjent


Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut i ka bërë thirrje qeverisë që të përmirësojë urgjentisht dy projektligjet për mediat të njohura si ‘Paketa anti-shpifje’.

Në një reagim, përfaqësuesja e këtij këshillit thekson se disa prej dispozitave që po i kalojnë parlamentit shqiptar për miratim, nuk janë në përputhje me standartet ndërkombëtare e europiane të të drejtave të njeriut.

‘Jam thellësisht e brengosur kur mësoj se këtë javë Parlamenti shqiptar ndoqi shqyrtimin e dy projektligjeve, të njohur si “Paketa Anti-Shpifje”. Këto ligje kanë nevojë për përmirësim urgjent. Disa dispozita në të vërtetë nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.’ – thuhet në reagim.

Më tej, përfaqësuesja e KEDNJ-së thekson se është veçanërisht e shqetësuar për kompetencat që u janë dhënë organeve rregullatore, si gjobat e bllokimi i faqeve të internetit e mediave pa vendim gjykate.

Në reagim thuhet gjithashtu se këto projektligje mund të sjellin goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe mediat online duhen lënë të vetërregullohen.

‘Unë jam veçanërisht i shqetësuar që kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe futja e rregullimit shtetëror të mediave në internet, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe liria e mediave në vend. Shtë me rëndësi të madhe të sigurohet që Interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe mbizotëron vetë-rregullimi nga media, përfshirë mediat online.’ – vijon reagimi.

Në fund përfaqësuesja e Këshillit të Europës u bën thirrje deputetëve që të rishikojnë draftet aktuale dhe t’i përafrojnë me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

‘Prandaj, unë i bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t’i afrohen ato me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës.’ – mbyllet reagimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *