Vendosni fjalën kyçe....

“Më vjen turp që të kam patur koleg”- Bushati e Peza s’lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit në transmetim live (VIDEO)


Andi Bushati dhe Alfred Peza u përfshinë në një debat të ashpër mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishin të ftuar në studion e emisionit “Open”.

Dy ish-kolegët po diskutonin për të ashtuquajturën “Paketë Antishpifje” të kryeministrit Edi Rama. Gjatë debatit, Peza doli në krah të Ramës gjë që e nervozoi Bushatin i cili i tha Pezës se duhet t’i vijë turp nga vetja. Debati kaloi në nivel personal dhe dy ish-kolegët nuk i kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit. Madje Bushati iu drejtua Pezës me fjalët se vetëm një “m*t” beson te kryeministri Rama.

DEBATI:

Alfred Peza: Përsa i përket që Edi Rama nëpërmjet ligjit do shfrytëzojë mediat, kjo është spekulimi më i madh.

Andi Bushati: Të mëdhatë i ka kapur të gjitha.

Alfred Peza: Kjo është gënjeshtra më e madhe në botë. Nuk ka naiv në lidershipin politik ta bëjë këtë…

Andi Bushati: Po ku ke psikopat të marrë gjithë pushtetin lokal për vete mo?

Alfred Peza: President që ç’dekreton zgjedhjet për të futur popullin në luftë vetëm në Shqipëri kam parë

Andi Bushati: Dhe ju që vidhni gjithë ditën qenkeni engjëj! Vetëm hajduti qenka engjëll në këtë vend, po ik ore…

Alfred Peza: Nuk po flasim për engjëj dhe për hajdutë.

Andi Bushati: Po ik ore si s’keni turp, ç’i thoni këto budallallëqe. Duhet të keni turp për këto që po thoni.

Alfred Peza: Ne po diskutojmë… Turp të keni ju që po bëni nga këto shfaqje.

Andi Bushati: Ke një gjë të mirë që akoma skuqesh, tregon që ke ndjenja pozitive akoma.

Alfred Peza: Dhe ti ke një gjë që hollon zërin dhe tregon që ke zë koke… A mundesh dot mos të biesh në këtë nivel Andi?

Andi Bushati: Kemi qenë gazetarë mor vëlla si mund të mbrosh këtë?!

Alfred Peza: A të flasim me argumenta?

Andi Bushati: Po të mbrosh këtë, jo shpirtin por ke shit edhe brekët.

Alfred Peza: Unë mbroj atë që besoj.

Andi Bushati: Një mut, një mut beson te kjo. Të kesh turp që thua që beson te kjo. Dhe mua më vjen zor që të kam pas koleg.

Alfred Peza: Dhe mua më vjen zor se ke qenë nga ata që ke bërë thirrje për revolucione, e për njerëzit që të hapin depot. Turp të kesh!

Andi Bushati: Prandaj kam dalë me 1 milionë euro nga kjo histori…

Alfred Peza: Edhe ti ke dalë nga, nga… Blloku.

Andi Bushati: Të kesh turp dhe mos të të merret goja nga turpi. Bravo të qoftë!

Alfred Peza: Dhe ty mos të të hollohet zëri nga turpi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *