Vendosni fjalën kyçe....

U gjet fajtore për zjarret në Kaliforni, kompania dëmshpërblen viktimat me 13.5 miliardë dollarë


Gjigandi i shërbimeve ‘Pacific Gas and Electric’ (PG&E) në Kaliforni, ka rënë dakord për t’u paguar viktimave të zjarrit në këtë shtet një shumë prej 13.5 miliardë dollarësh.

Pajisjet e kompanisë janë fajësuar për flakët që shkaktuan zjarrin më vdekjeprurës dhe më shkatërrues në historinë e shtetit të vitit 2018. Nga zjarret dhjetëra persona humbën jetën, qindra u plagosën ndërsa me mijëra banesa u dëmtuan.

‘PG&E’ shpalli falimentin këtë vit dhe tashmë është pajtuar me siguruesit dhe autoritetet lokale.

Marrëveshjet duhet të lejojnë që firma të dalë nga falimentimi.

Zgjidhja e ‘PG & E’ ka të bëjë me pretendimet për flakët vdekjeprurëse pasi hetuesit fajësuan zjarrin në linjat e transmetimit ‘PG&E’.

Presidenti i ‘PG&E’, Bill Johnson tha që nga hyrja në procesin e falimentimit se dëmshpërblimi i viktimave të zjarrit ka qenë qëllimi kryesor i kompanisë.