Vendosni fjalën kyçe....

Meta i shqetësuar për numrin e popullsisë: Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit


Presidenti i vendit Ilir Meta, duket i shqetësuar pas projeksionit të fundit të OKB-së që parashikon një ulje drastike të numrit të popullsisë në vendin tonë.

Meta e quan këtë një “kambanë alarmi” dhe shton se ky është rreziku i vërtetë rus që i kanosët Shqipërisë.

“Kambanat e alarmit po bien!
Stop shpopullimit të Shqipërisë!
Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!
9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!
Koha është tani!
Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”– shkruan Meta.

Në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare OKB ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në vend deri në vitin 2100.

Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100 Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë. 31% më pak se parashikimi i një viti më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *