Vendosni fjalën kyçe....

54 javë qëndresë, Jelekët e Verdhë mbushin rrugët franceze e kërkojnë dorëheqjen e presidentit Macron


Jelekët e Verdhë mbushën rrugët e Parsisit dhe të disa qyteteve të tjera në Francë në javën e 54-t të rezistencës. Protestuesit u mblodhën në sheshin ‘Estienne-d’Orves’ dhe marshuan drejt sheshit ‘Felix Eboue’.

Përveç Parisit, protesta u mbajtën në qytete të ndryshme të vendit. Policia ndaloi protestat në ‘Champs-Elysees’, rreth Katedrales së ‘Notre-Dame’, që u dëmtua ndjeshëm pas një zjarri në prill, Asamblesë Kombëtare dhe Pallatit ‘Elysee’.

Protestat filluan më 17 nëntor 2018, si një reagim kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe padrejtësisë ekonomike, por më vonë u shndërrua në protesta me kërkesa politike si dorëheqja e presidentit Macron, kërkesë që mbetet ende në fuqi.

emonstratat shënojnë deri tani 11 viktima e më shumë se 4 mijë të plagosur, mes të cilëve një pjesë janë punonjës policie. Të paktën rreth 8.400 persona janë arrestuar që nga fillimi i protestave vitin e shkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *