Vendosni fjalën kyçe....

“Deutsche Bank” punëson ushtrinë me robotë dhe shkurton 18.000 vende pune


Si pjesë e një plani ristrukturimi radikal prej 8.3 miliardë dollarësh, “Deutsche Bank” deri më tani ka shkurtuar mbi 4,000 vende pune, ndërsa rreth 18,000 anëtarë të tjerë të stafit do të largohen deri në vitin 2022.

Sipas Mark Matthews, i cili është kreu i operacioneve për bankën e korporatave dhe investimeve “Deutsche Bank”, përdorimi i inteligjencës artificiale ka “rritur në mënyrë masive produktivitetin” në sektorë të caktuar të biznesit.

Ai i tha Financial News se deri më tani janë kursyer deri më “680,000 orë punë manuale”.

RT shkruan se banka “ka përdorur robotë për të përpunuar 5 milion transaksione në bankën e saj të koorporatave dhe të kryejë 3.4 milion kontrolle brenda bankës së saj të investimeve.”

Matthews tha që numri i punonjësve “do të vazhdojë të ulet; nuk ka asnjë dyshime për këtë. Modeli ynë është të ulim kostot dhe në të njëjtën kohë, të përmirësojmë mjedisin tonë të kontrollit dhe përvojën e klientit. “

“Deutsche Bank” po përpiqet të automatizojë pjesë të mëdha të punëve, përmes një strategjie të re të quajtur “Operations 4.0”, si pjesë e iniciativës së saj për të kursyer 6.6 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *