Vendosni fjalën kyçe....

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë futen mes protestuesve me gazlotsjellës (FOTOT)


Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë në protestën që po zhvillohej deri në këto momente në Shkodër, duke shpërndarë protestuesit me gazlotsjellës.

Ata i larguan protestuesit nga selia e PS-së, ku kishin arritur të futen brenda duke shkatëruar çkanë mundur të gjejnë.

Punonjësit e FNSH-së janë duke i smprapsur protestuesit të cilët vijojnë të grupuar në një numër më të vogël, pak metra më tutje. Forcat e FNSH-së janë futur brenda selisë së PS-së ku kanë parë dhe gjendjen në të cilën është katandisur godina.

Protestuesit më herët ishin futur brenda dhe kanë marrë dhe kanë nxjerrë jashtë çfarë ka mundur, bashkë edhe me podiumin ku përfaqësuesit e kësaj force politike mbajnë fjalimet.

Ata kanë ndezur një zjarr të madh përpara godinës me këto sende.

Ndërkohë kanë mbërritur edhe Forcat “Shqiponja”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *