Vendosni fjalën kyçe....

Trupat ruse marrin bazën ajrore të braktisur nga SHBA-ja në veri të Sirisë


Trupat ruse kanë marrë nën kontroll aeroportin e Kobanit në veri të Sirisë javën e kaluar, një ditë pasi u larguan nga aty trupat amerikane, sipas një raporti të fundit.

Mediat shtetërore ruse treguan se flamuri rus fluturonte mbi atë që kishte qenë qendër për operacionet e SHBA-së kundër ISIS në rajon, shkruan Fox News.

Në një video të publikuar tregohen helikopterë ushtarakë rusë që po uleshin në pistë dhe trupat ruse që po vendoseshin rreth bazës.

Baza ajrore është e vendosur përgjatë kufirit verior të Sirisë me Turqinë.

Rajoni është goditur nga disa shpërthime gjatë muajit të kaluar, kur Turqia filloi një operacion ushtarak kundër luftëtarëve kurdë pas tërheqjes së trupave amerikane nga zona.

Të shtunën, një makinë bombë shpërtheu në al-Bab, një qytet në provincën e Aleppo-s që kontrollohet nga luftëtarët e opozitës të mbështetur nga Turqia. Shpërthimi vrau të paktën 18 njerëz dhe plagosi disa të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *