Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Ndoji: Mua mund të më vrisnin dhe te dera e shtëpisë


Zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Ndoji, i cili mbeti i plagosur bashkë me shoferin dhe mikun e tij.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi e një tjetër dhe janë ulur në restorant. Më pas u nisëm drejt Tiranës”, tha Ndoji për grupin hetimor të çështjes.

Prokurori kishte shkuar i vetëm në lokal dhe më pas ai kishte ftuar në tavolinë për të drekuar, mikun e tij Aleksandër Laho, (Landi Muharremin).

Pasi kanë ngrënë drekën, ata janë nisur drejt Tiranës, ndërsa mjeti i tij ishte me xhama të zinj pas. Prokurori e ka mohuar të ketë qenë ai shënjestër e sulmit.

“Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk ka arsyeje që të më sulmonin në autostradë”, janë fjalët e Ndojit.

Prokurori Arjan Ndoji mbeti i plagosur pas një atentati pasditen e djeshme rreth orës 16:30 te Mbikalimi i Shkozetit. Ai u qëllua me breshëri plumbash ndërsa udhëtonte me makinë së bashku me mikun e tij Landi Muharremi dhe shoferin Andi Maloku.

Ndoja u dërgua në spitalin e Durrësit ku është jashtë rrezikut për jetën bashkë me Muharremin, ndërsa Maloku është dërguar në spitalin e Traumës pasi paraqitet në gjendje më të rëndë.

Mendohet se kanë qenë manovrat e shoferit Andi Maloku, që i kanë shpëtuar jetën Ndojës dhe Lahos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *