Vendosni fjalën kyçe....

Biden ndryshon mendje: Mbështetësit e Trumpit nuk janë kërcënim për vendin


Një ditë pasi i quajti kërcënim mbështetësit e Donald Trumpit, presidenti amerikan Joe Biden duket se ka ndryshuar mendje.

Gazetari i Peter Doocy i Fox News e pyeti sot Bidenin nëse i konsideronte të gjithë mbështetësit e Trump si një kërcënim për vendin.

Por ai u përgjigj se nuk konsideron asnjë mbështetës i Trump një “kërcënim” për SHBA-në, megjithëse theksoi se dështimi për të dënuar dhunën për përfitime politike ishte “i papërshtatshëm”.

“Ju vazhdoni të përpiqeni ta ngrini këtë rast. Unë nuk e konsideroj asnjë përkrahës të Trumpit kërcënim për vendin.”- tha Biden. “Unë mendoj se kushdo që bën thirrje për përdorimin e dhunës, refuzon të njohë zgjedhjet… ndryshimi i mënyrës së numërimit të votave, është një kërcënim për demokracinë.”

Kjo deklaratë e sotme bie në kundërshtim me fjalimin e tij të së enjtes, kur ai tha në Filadelfia se politika amerikane është në një betejë midis “barazisë dhe demokracisë” dhe se GOP i ka sulmuar këto parime.

“Ndërsa qëndroj këtu sonte, barazia dhe demokracia janë nën sulm. Ne nuk i bëjmë asnjë nder vetes që të pretendojmë të kundërtën.”- tha ai sipas Fox News. “Nuk ka dyshim se Partia Republikane sot është e dominuar, e drejtuar dhe e frikësuar nga Donald Trump dhe republikanët MAGA. Dhe ky është një kërcënim për këtë vend.”

Ai nuk u ndal me fjalimin por vijoi më tej duke postuar në Twitter se Trump dhe “Republikanët MAGA” janë “një kërcënim për vetë shpirtin e këtij vendi”.

Megjithatë në fjalimin e së enjtes, Biden shtoi se “jo çdo republikan, madje as një shumicë republikane nuk janë republikanë MAGA”.