Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja mes dy qeverive, Rama: Turp për BE-në që s’liberalizon vizat me Kosovën


Në këto momente po zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në këtë takim pritet të nënshkruhen 14 marrëveshjeve, mes të cilave: Kosova me doganë në portin e Durrësit, linjë e përbashkët hekurudhore dhe ndërtimi i një hidrocentrali.

Kryeministri Edi Rama foli për çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën, duke e konsideruar turp për BE-në që nuk liberalizon vizat.

“Nuk di çfarë të besoj për liberalizimin e vizave. Mosliberalizimi është një turp për Bashkimin Europian. Një turp i pashlyeshëm. Jo për arsye se Kosova nuk ka bërë detyrat por për arsye se ajo është marrë peng i dinamikave të brendshme. I logjikës elektorale në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian. Kam folur pa pushim për këtë temë me ata që kam takuar në Europë. Nuk arrij ta kuptoj. Kosova e paguan me mosliberalizimin e vizave. Rajoni e paguan në tërësi. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur se bashkëpunimi rajonal. Zgjerimi i tregjeve dhe integrimi në rajon nuk sjell asgjë të keqe por sjell më shumë ekonomi dhe punësim. Për zgjidhjen përfundimtare të njohjes së Kosovës nga Serbia” – tha Rama.

Ndërkohë lidhur me këtë ka folur edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili nuk u tregua aq i ashpër karshi BE-së.

Ai theksoi se nuk duhet ta shajnë shumë këtë union.

“Janë marrë vendime jo populiste, por të nevojshme për të dhënë mesazhin që duhet të shihemi si kontribues që paqes në rajon. Mbetemi vendi i vetëm pa liberalizim të vizave, që mos e shajmë shumë BE-së, por të mbajtë të plotësuara kriteret”, tha Hoti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *