Vendosni fjalën kyçe....

Kush është prokurori që u plagos në atentat, akuzat e Ramës e Braçes ndaj Ndojit


Emri i prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji është lakuar shumë në media kohët e fundit pas akuzave të kryeministrit Rama e zëvendësit të tij, Braçe ndë drejtim të tij.

Braçe deklaroi pak ditë më parë se prokurori Ndoji punonte për grupet kriminale. Ndoji firmosi arrestimin e kreut të Kadastrës së qytetit të Durrësit, Liridon Pula, disa ditë para se Rama e Braçe ta akuzonin.

Braçe deklaronte se prokurori Ndoji i bënte presion ish-kreut të Kadastrës, duke i kërkuar atij që të legalizonte ndërtimet pa leje të bëra nga grupet kriminale në Gjirin e Lalzit e në Durrës.

Liridon Pula akuzohet për çështje që nuk i përkasin. Është absurde që një nënpunës i shtetit të jetë nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale’, deklaronte Braçe lidhur me arrestimin e Pulës.

Rreth një vit më parë, avokati Ilia Ilia që u dhunua para Gjykatës së Durrësit, akuzoi prokurprin Arian Ndoji se fshihej pas sulmit ndaj tij.

Në disa foto të publikuara pas ngjarjes, prokuropri Ndoji shfaqej në makinë me Mondi Vogën, personin që dhunoi fizikisht avotatin Ilia më 19 korrik 2018.

Ndoji është emëruar në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2008.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *