Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden e mbyll mitingun me një puthje në buzë me mbesën adoleshente (FOTOT)


Joe Biden i dha mbesës së saj adoleshente një puthje në buzë ndërsa mbante një fjalim gjatë një eventi në Iowa.

Ajo është 19-vjeçarja Finnegan Biden, vajza e djalit të Bidenit, Hunter. Por Joe Biden në këtë miting në Iowa u tregua shumë i afët dhe me mbështetësit e tij sipas Daily Mail-it, me të cilët nuk u kursye në përqafime, puthje, e gjeste të tjera.

Kandidatët demokratë për presidentë u përpoqën në të gjithë shtetin këtë fundjavë, për t’u bërë një thirrje të fundit votuesve që të marrin një vendim përfundimtar në lidhje me zgjedhjen e tyre.

Anketat tregojnë se Biden ndodhet në një garë të ngushtë në Iowa me Bernie Sanders, Elizabeth Warren si dhe Pete Buttigieg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *