Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë 3 të plagosurit në atentatin e Durrësit


Janë zbardhur edhe dy emra të tjerë nga atentati i ndodhur gjatë pasdites në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i plagosur rëndë prokurori Arjan Ndoji.

Ata janë Andi Maloku, 30 vjeç i cili ishte edhe në drejtimin e makinës si edhe është shoferi personal i prokuorit Arjan Ndoja.

Personi tjetër në makinës është Aleksandër Laho,48 vjeç, ndërsa sipas ‘Balkanweb’, Laho është Landi Muharremi që dyshohet se lëvizte me identitet tjetër.

Muharremi u ndalua 3 vjet më parë pasi u akuzua nga biznesmeni libanez Faadi Mitri se bashkë me 2 persona të tjerë  e dhunuan në mes të rrugës në sytë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Pas kësaj Mitri u largua nga Shqipëria ndëra opozita e mazhoranca shkëmbyen akuza me njra-tjetrën.