Vendosni fjalën kyçe....

Atentat me 8 plumba në Durrës, plagoset prokurori Arjan Ndoji e dy të tjerë


Një përplasje me armë ka ndodhur në Durrës.

Mësohet se përplasja ka ndodhur te Mbikalimi i Shkozetit ndërsa gjatë përplasjes me armë janë plagosur tre persona, mes të cilëve është prokurori Arjan Ndoji dhe dy persona të tjerë.

Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Durrësit ku raportohet se dy prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri në gjendje më të rëndë është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë..

Njëri nga mjetet ka mbetur në vendin e ngjarjes e bëhet fjalë për një ‘Mercedes-Benz’ me targë AA333ZD.

Identiteti i viktimës dhe femrës së plagosurve nuk dihet ende. /Hashtag.al

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A. L., 48 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. M., 30 vjeç.

Shtetasi A. M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.