Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Muç Nano përplasen për “poturet”


Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Muç Nano janë përplasur me njëri tjetrin në emisionin “Opnion” kur diskutohej përgjegjësitë për mos-hapjen e negociatave.

Nano dhe Rama u përplasën pasi kryeministri kritikoi qëndrimin e gazetarit në studio “këmba mbi këmbë”.

Nga ana tjetër Nano ia ktheu duke i përmendur “poturet” që kryeministri veshi në Bruksel.

Pjesë nga debati:

Rama: Ç’është kjo, me këmbë mbi këmbë ti del e më thua që Shqipëria është një vend I mjerë…? Ç’është kjo?

Nano: Pse ç’a ka…s’të pëlqejnë kjo e imja ty këmbë mbi këmbë por të pëlqejnë poturet e tua.

Rama; Jo, s’ta lejoj…më fol me argumente, jo me terma ekstreme

Nano: Më lejo ta shpjegoj, unë nuk dua të tregoj arrogancë pasi nuk më pëlqejnë gazetarët që ngrenë zërin teksa flasin më kryeministrin.

Rama: Fol me argumente, edhe ti ke filluar të shohësh nga pantallonat? Ti që mësove ngjyrat nga unë ke fillaur të shohësh poturet e mia

Nano: Po tani boll

Rama: Askush nga ata që ulem unë jashtë nuk shohin nga pantallonat, askush. Mos u merr me veshjen time.