Vendosni fjalën kyçe....

Sherr pranë një karburanti në Shkozet, në pranga 2 persona


Policia ka arrestuar dy persona në Shkozet për shkak të një konflikti. Mes disa personave kishte ndodhur një sherr pranë një karburanti, ku dikush ka kërkuar ndihmën e policisë.

Mirëpo dy prej protagonistëve në konflikt kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, çka ka sjellë më pas dhe arrestimin e tyre.

“Në përfundim të verimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *