Vendosni fjalën kyçe....

Mungesa e reshjeve rrezikon buxhetin, financimet shtesë për OSHEE-në këtë vit 40 milionë euro


Ministria e Financave kërkon nga Ministria e Infrastrukturës dhe OSHEE të marrin disa masa si më poshtë:

1-Rivlerësimi i pozicionit financiar, duke konsideruar (përmes parashikimeve të qëndrueshme e realiste) zhvillimet e pritshme në prodhimin vendas të energjisë.

2-Rishikimi në ulje i planit të investimeve për vitin 2019, kjo referuar Planit për Konsolidimin Financiar të Sektorit Publik Elektroenergjetik, rënë me dakord me Bankën Botërore, ku OSHEE sh.a. duhet të respektojë një nivel investimesh prej rreth 5 miliardë lekësh në vit, për tre vitet e ardhshme (ndërkohë që, investimet e OSHEE sh.a për vitin 2019 janë miratuar në nivelin 8.9 miliard lekë, të reja dhe në vazhdim).

3-Marrja e masave të nevojshme për menaxhimin optimal të likuiditeteve, reduktimin e kostove operative të shpenzimeve të OSHEE sh.a., të cilat vërejmë se janë rritur ndjeshëm në 2019, krahasuar me një vit më parë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, periodikisht mbi bazë tremujore, ka mbledhur, përpunuar dhe analizuar informacionin e nevojshëm në lidhje me treguesit e performancës financiare të tre kompanive të sektorit energjetik.

Kjo, me qëllim identifikimin, vlerësimin, monitorimin dhe raportimin e risqeve fiskale që rezultojnë nga ndërmarrjet publike me kapital shtetëror në tërësi dhe nga sektori energjetik në veçanti, duke konsideruar rëndësinë strategjike të tij dhe problematikat që e karakterizojnë.

Në 3-mujorin e parë të vitit 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vërehet se:

Të ardhurat shënuan rënie të konsiderueshme prej 6.3 miliardë lekësh ose 24 %, ndërkohë që, shpenzimet janë ulur me 3.6 miliardë lekë ose 14 %. Për pasojë:

-Rezultati financiar (fitim/humbje) për këtë 3-mujor është negativ. Konkretisht sektori rezulton me humbje prej rreth 1.76 miliardë lekë.

-Totali i Aktiveve dhe Detyrimeve kanë shënuar rritje përkatësisht: 6 % dhe 2 %, duke sjellë për rrjedhojë rritjen e zërit të kapitalit me 19 %.

-Marzhi i fitimit, kthimi mbi aktivet dhe kthimi mbi kapitalin kanë trend rënës, duke treguar një performancë jo të mirë financiare të sektorit në përgjithësi.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *