Vendosni fjalën kyçe....

PD: Rama s’ndalet me koncesionet


Partia Demokratike ka denoncuar edhe njëherë tjetër dhënien me koncesion të dy porteve në vend.

Këshilltari për Ekonominë në PD, Dorian Teliti, tha se të dyja këto koncesione janë dhënë me tendera fallco, me vetëm një ofertë, nga personat me të cilët Rama kishte bërë pazaret që më parë. 

“Në kohë krize, në kohë tërmetesh, në kohë negociatash, në çdo kohë, Edi Rama nuk e ndal vjedhjen e Shqipërisë.

Javën e shkuar në Bruksel, Bashkimi Europian diskutonte për hapjen e negociatave, kurse në Tiranë Edi Rama i dha me koncesion krimit dhe oligarkëve dy pasuri të mëdha strategjike të Shqipërisë: portin e jahteve në Kepin e Rodonit dhe portin e Sarandës.

Të dyja këto koncesione u dhanë me tendera fallco, ku pati vetëm një ofertë, nga personat me të cilët Rama kishte bërë pazaret që më parë.” – tha Teliti.

Sipas Telitit, kapja e shtetit nga krimi është arsyeja kryesore pse Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian dhe se Europa do ta refuzojë Ramën.

Kapja e shtetit nga krimi dhe oligarkët është arsyeja kryesore që Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian. Europa ka 6 vjet që e refuzon Ramën dhe krimin e tij. Europa do ta refuzojë atë deri sa ne ta largojmë nga pushteti dhe t’u kthejmë njerëzve qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme.“, përfundon Këshilltari për Ekonominë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *