Vendosni fjalën kyçe....

Lot krokodili? Hillary Clinton fajëson Trump për “tmerrin në Siri” por rrjeti i kujton veprat e saj


Hillary Clinton ka shpërndarë një postim të një korrespodenti të NBC-së në lidhje me ‘mizoritë’ e ndodhura në Siri nga sulmi i Turqisë, ku nënkuptohet se i gjithë faji është i presidentit Donald Trump.

“Ky tmerr i pështirë është faji i një njeriu”– shkroi Clinton.

Postimi që ajo kishte shpërndarë ishte i gazetarit Richard Engel të NBC-së, i cili shprehej se zyrtarët ushtarakë amerikanë janë të shqetësuar se sulmi turk i “hap derën spastrimit etnik të kurdëve dhe kthimit të ISIS. / Al-Kaedës”.

Por disa komentues nuk u mahnitën, siç shkruajnë ata, nga ‘lotët e krokodilit’ të ish-Sekretares së Shtetit, duke i kujtuar asaj rolin që kishte në destabilizimin e Lindjes së Mesme.

“Ky tmerr i tërë në Siri nuk do të ndodhte po të mos ishte për ty, Obamën, Brennan-in dhe McCain, që mundësuat armatosjen, financimin, trajnimin dhe fuqizimin e terroristëve të Al-Kaedës dhe ISIS-it në një përpjekje fanatike për të rrëzuar qeverinë e ligjshme Siriane. Na i kurse lotët e krokodilit”- shkroi një komentues.

Gjatë mandatit të Clinton-it si Sekretare e Shtetit, SHBA-ja drejtoi një fushatë të NATO-s kundër liderit libian Muammar Gaddafi duke u vendosur në anën e grupeve që kërkonin ta rrëzonin atë.

Libia u zhyt në kaos, me fraksione në Tripoli dhe Benghazi që luftonin me njëri-tjetrin, dhe Shteti Islamik IS (dikur ISIS) gjeti tokë pjellore në vend.

Clinton u përball me kritika për trajtimin e saj ndaj sulmeve të 11 shtatorit mbi konsullatën në Benghazi, ku u vranë katër amerikanë, përfshirë ambasadorin amerikan në Libi, Christopher Stevens.

Ajo gjithashtu mbrojti trajnimin dhe pajisjen e rebelëve sirianë të moderuar për të rrëzuar Bashar Asadin. Furnizimi me armë për grupet militante ‘të moderuara’ në vend përfundoi me krijimin e IS.

Presidenti amerikan Donald Trump është sulmuar nga të dyja palët, demokratë dhe republikanë për atë që ata e quajnë “tradhëti ndaj aleatëve kurdë” pasi Turqia filloi një operacion në Sirinë Veriore kundër kurdëve, të cilët Ankaraja i konsideron terroristë.

Turqia këmbëngul se dëshiron të krijojë “zona të sigurta” për kthimin e refugjatëve.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *