Vendosni fjalën kyçe....

Singapori vendi i parë që ndalon reklamimin e pijeve me sheqer


Singapori do të bëhet vendi i parë në botë që do ta ndalojë reklamimin e pijeve të pashëndetshme, të cilat përmbajnë shumë sheqer.  Vendimi është pjesë e fushatës kundër sëmundjes së diabetit.

Ky ndalim do të vlejë për pijet më të pashëndetshme dhe do t’i përfshijë të gjitha mediet, përfshirë mediet e shtypura, televizionet dhe platformat e internetit. Kështu tha Edwin Tong, zyrtar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai than ë një konferencë për gazetarë se vendimi është marrë pas diskutimeve publike në formën e një sondazhi.

Pijet joalkoolike, lëngjet, pijet e qumështit dhe kosit dhe kafeja do të preken nga ligji i ri, njoftoi kjo ministri.

Ministria gjithashtu tha se do të vazhdojë të marrë të dhëna dhe vlerësime nga konsumatorët dhe prodhuesit gjatë muajve të ardhshëm para se të japë hollësi të tjera të zbatimit të ligjit të ri vitin e ardhshëm.

Përpos ndalimit të reklamimit, prodhuesit do të jenë të detyruar t’i paraqesin të dhënat për përmbajtjen e pijeve në ambalazh me ngjyrë të veçantë, shkruan “CNN”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *