Vendosni fjalën kyçe....

Mike Pompeo viziton në tetor vendet e Ballkanit, por jo Shqipërinë


Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në tetor do të bëjë një vizitë zyrtare në vendet e Ballkanit, por jo në Shqipëri.

Siç shkruan “Zëri i Amerikës”, Pompeo do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Por Shqipëria nuk përmendet.

Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium në Vatikan dhe do të takohet me Papa Françeskun. Pas Italisë e Vatikanit, ai do të vijojë rrugëtimin drejt Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Ky turne do të zgjasë nga data 1 deri në 6 tetor dhe Pompeo do të takohet me liderët e këtyre vendeve, nga Milo Djukanovic, Stevo Pendarovski, Zoran Zaev, Kyriakos Mitsotakis, e deri te ministri grek i mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *