Vendosni fjalën kyçe....

Reja 6 ndryshime për sfidën ndaj Islandës, si do rreshtohet kombëtarja kuqezi


Shqipëria zbret zot në tapetin e “Elbasan Arena” për t’u përballur me Islandën, në një ndeshje vendimtare për ecurinë e ekipit këto eliminatore.

Shqipëria mban vendin e katërt në renditje dhe pas humbjes në Francë me rezultatin 4-1 dhe një tjetër humbje do e nxirrte përfundimisht nga gara. Shqipëria u mund nga Islandë në ndeshjen e vajtjes me rezultatin 1-0 dhe sot do të kërkojë të marrë fitoren e “hakmarrjes”.

Për ndeshjen e sotme trajneri Reja do bëjë ndryshime në formacion krahasuar me sfidën ndaj Francës.

Në sulm pritet të luajnë që nga minuta e parë, Dermaku, Memushaj, Manaj, Cikalleshi, Gjasula e Lenjani që munguan në ndeshjen e para pak ditëve. Ndërsa do ulen në stol Mavraj, Roshi, Ramadani, Abrashi, Uzuni e Balaj.

Formacioni i Shqipërisë: Strakosha, Ismajli, Dermaku, Cikalleshi, Gjasula, Manaj, Memushaj, Bare, Gjimshiti, Hysaj, Lenjani