Vendosni fjalën kyçe....

“Volkswagen” nis prodhimin në masë të makinave elektrike, synon pushtimin e tregut (Fotot)


“Volkswagen” e revolucionarizoi industrinë e automobilave me shpikjen e modelit ”Beetle”, i prezantuar zyrtarisht në vitin 1938. Kompania gjermane po synon të përsërisë historinë me ID.3 – automjetin e saj të parë të prodhimit në masë, i gjithi elektrik.

ID.3 ka një formë interesante me pesë dyer, me autonomi deri në 550 kilometra në varësi të madhësisë së baterisë. Prodhimi i automjetit me emetim zero fillon në nëntor të këtij viti dhe “Volkswagen” me krenari po njofton se më shumë se 30,000 makina tashmë janë porositur.

Duke folur për baterinë, pasi të fillojë prodhimin e modeleve të rregullta ID.3, do ofrojë tre mundësi të ndryshme. Modeli bazë ka një bateri 45 kWh për një interval deri në 330 kilometra.

Pastaj vjen bateria 58 kWh me një autonomi deri në 420 kilometra, ndërsa bateria tjetër është 77 kWh për deri në 550 kilometra.

“”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *