Vrasja e policit Afrim Bunjaku, shkaktoi reagime të mëdha duke e dënuar aktin terrorist të një grupi të armatosur serb.
Sulmi terrorist i 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, alarmoi institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Lidhur me situatën në veri do të diskutohet të martën edhe në Parlamentin Evropian.
“Në dy raporte të veçanta në maj, deputetët i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimit Evropian dhe të sigurojnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke”, thuhet në njoftim.
Sulmin e ka dënuar ashpër edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell.