Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën tragjikisht piloti 22-vjeçar i Formula 2, pamjet e aksidentit fatal (Video)


Piloti francez i F2, Anthoine Hubert, ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident fatal gjatë Grand Prix të Belgjikës këtë fundjavë.

Hubert goditi murin ndërsa po merrte kthesën Raidillon në xhiron e dytë në qarkun Spa-Francorchamps, duke u rrotulluar në ajër para se shoferi i ekipit Sauber Junior, Juan Manuel Correa të përplasej me makinën e tij.

Gara u anulua pasi ekipet e urgjencës u dërguan në vendngjarje, megjithëse FIA ​​konfirmoi më vonë se Huber, 22 vjeç, kishte vdekur si rezultat i plagëve të marra në aksident.

Deklarata shtoi se garuesi tjetër ekuadoriano-amerikani Correa, 20 vjeç, ishte në një gjendje të qëndrueshme në spital.

Hubert kishte arritur në kampionatin F2 në fillim të këtij viti dhe kishte marrë dy fitore në 16 gara këtë sezon, në Monako dhe Francë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *