Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Koalicioni me Berishën nuk është sakrificë e madhe


Drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në një intervistë për emisionin “Log.” në Panorama TV se opozita në zgjedhjet e 14 majit futen për të çrrënjosur monizimin.

Meta shtoi se opozita është në funksion të kandidatëve.

Kreu i PL-së tha se nuk po bëjnë ndonjë sakrificë të madhe për faktin se ka bërë koalicion me Berishën.

Ne jemi në funksion të kandidatëve, janë ata që udhëheqin agjendën tonë, ndërsa të gjithëve bashkë na udhëheq një objektiv që është fitorja. Ky është një bashkim për fitore. Jemi përballë një regjimi monist dhe të gjitha bashkitë i ka një forcë politike. Ne rakodohemi vazhdimisht, por kjo nuk është e rëndësishme

Nuk ka asnjë lidhje kjo fushatë me fushatat e tjera. Ne jemi në një listë të përbashkët, bashkë me PDK, PBDNJ dhe nuk ka lidhje me atë të kaluarën. Ne jemi vazhdimisht në kontakte në takime. Tani është koha të flasim për kandidatët. Në 14 maj nuk do votohet as Berisha, as Meta, as Rama. Aty do votohen kandidatët.

Nëse do ishim në një situatë normale, këto do ishin thjesht zgjedhje lokale. Por situata është shumë e rëndë. Nuk ka asnjë këshilltar të opozitës. Kemi një shpërdorim të taksave. Mbi të gjitha do të çrrënjosim monizmin që në këto 4 vite ka qenë si asnjëherë më parë. Errësirë e plotë, korrupsion pa fund.”, tha Meta.