Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Mijëra ndërtesa të rrënuara nga tërmeti në Turqi e Siri, çasti kur pallati rrëzohet përdhe


 

Mijëra ndërtesa janë shkatëruar në Turqi e Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.9 që goditi dy vendet në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Në rrjet qarkullojnë video që tregojnë pallatet që rrënohen pas dëmtimeve të marra gjatë lëkundjeve të frikshme.

Deri tani zonat më të goditura janë ato në Turëinë juglindore e qendrore si dhe Sirinë veriore. Më shumë se 500 persona kanë humbur jetën ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar.

Autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim duke qenë se mijëra ndërtesa janë rrënuar dhe oepracionet e kërkim shpëtimit vijojnë punën që prej orëve të para të mëngjesit.