Vendosni fjalën kyçe....

‘Do paguash edhe për mua?’ – Putin qeras Erdoganin me akullore (Video)


Presidenti rus, Putin, e qerasi homologun e tij turk, Erdogan me një akullore teksa liderët e dy vendeve po merrnin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës në Moskë (MAKS 2019) të martën.

Dyshja bënë një pushim të shkurtër pas inspektimit të pajisjeve të aviacionit rus, për të ngrënë nga një akullore.

Pas zgjedhjes së akulloreve, shitësja pas banakut njoftoi presidentët se çmimi për akulloret ishte 210 rubla (3,20 dollarë). Momenti shkaktoi një çast të këndshëm teksa Erdogan pyeti me zë të lartë se kush do i paguante paratë.

“Do të paguani edhe për mua?”, pyeti ai.

“Po, sigurisht që unë do të paguaj. Ju jeni mysafiri ynë në fund të fundit.” – u përgjigj Putin.

Putin i dorëzoi gruas një kartmonedhë 5.000 rubla dhe lë Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov, i cili ishte duke qëndruar afër, të merrte kusurin, ndërsa grupi shpërtheu në të qeshura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *