Vendosni fjalën kyçe....

Rama i ofron Mogherinit nënshtetësinë shqiptare: Ardhja e Kolegjit të Europës na bën krenar


Në një deklaratë sot, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu gëzimin e tij për ardhjen e Kolegjit të Europës në vend.

Nuk mund të fsheh gëzimin që Frederica po i afrohet momentit ku ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptare,” tha Rama.

Ai shtoi se kjo është një ftesë për të konsideruar Frederica Mogherinit, rektoren e Kolegjit të Europës si një qytetare shqiptare, duke i ofruar asaj nënshtetësinë shqiptare.

Në lidhje me ardhjen e Kolegjit të Europës, ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt arsimimit cilësor në Shqipëri, duke shprehur krenarinë e tij për këtë përparim në vend.

Edhe unë nuk isha përgatitur që të flisja dhe nuk do të mbaj fjalim. Dua vetëm të ndaj me të gjithë ju atë që ka bërë Frederica. Nuk e fsheh kënaqësinë që të kemi Fredericën që i afrohet asaj pike ku ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptare.

Do të jetë më shumë se një nder që ta konsiderojmë atë si shqiptare. Ardhja e Kolegjit të Europës na bën krenar. Ky do të jetë destinacion i mirëfilltë europian arsimimi. Jo vetëm sa i takon programeve, por dhe cilësisë së jetës.”, tha Rama.