Vendosni fjalën kyçe....

David Luiz transferohet te Arsenal


Mbrojtësi brazilian, David Luiz në Arsenal

Mbrojtësi 32 vjeçar është cilësuar si njëri prej mbrojtësve me më përvojë me 524 paraqitje nëpër klube për 13 sezone.

Luiz e ka filluar karrierën me Vitoria në Brazil, para se të kalonte në Portugali dhe të luante për Benfican. Ai është transferuar dy herë në Chelsea, para se të luante me Paris Saint-Germain në Francë në urdhrat e trajnerit të tanishëm të Arsenalit Unai Emery. Ai po ashtu ka luajtur 56 herë për Brazilin.

“David ka një përvojë të madhe dhe mezi pret të punojë përsëri me të. Ai është një lojtar i njohur dhe do të jetë një shtesë e mirë për anën defensive tonën”.

David do të bartë fanellën me numër 23 në Arsenal. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *