Vendosni fjalën kyçe....

Di Maio i përgjigjet Salvinit: Kalojmë reformën që ul numrin e deputetëve dhe hyjmë në zgjedhje


Zv.kryeministri i Italisë nga partia 5 Yjet i është përgjigjur menjëherë thirrjes së Matteo Salvinit me të cilin ndan qeverinë për të hyrë në zgjedhje të parakohshme.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Di Maio ka deklaruar se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje por ka vënë kushtin për votimin e një reforme e kërkuar nga 5 Yjet e cila synon zvogëlimin e numrit të deputetëve.

Dikush do që qeveria të bjerë sot më 8 gusht. Ne jemi gati, nuk na intereson kolltuku dhe nuk kemi interes për asgjë por vetëm një gjë është e sigurt: kur ju bëni qejf me vendin dhe qytetarësh shpejt apo vonë do përballeni me pasojat. Por në shtator është një reformë thelbësore e cila ka të bëjë me shkrutimin e 345 deputetëve. Është një reformë e cila largon 345 kolltuqe dhe i kursen italianëve gjysmë miliardë euro në 5 vjet, para që mund të përdoren për shkolla, spitale dhe rrugë”-shkruan Di Maio.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *