Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm britanik presion BE-së për ndryshimin e kushteve për Brexit


Ministri i jashtëm i Britanisë të enjten i bëri presion Bashkimit Evropian të ndryshojë kushtet e marrëveshjes e daljes së Britanisë nga BE, duke thënë se Brukseli do të duhej të merrte përgjegjësinë për një Brexit pa marrëveshje nëse nuk është i gatshëm të bënte kompromis.

Në një intervistë me Reuters gjatë një vizite në Mexico City, Sekretari i Jashtëm Dominic Raab tha se qeveria britanike dëshironte të largohej nga Bashkimi Evropian me një marrëveshje, por do ta bënte këtë pa një marrëveshje nëse negociatorët e BE nuk do të ndryshonin qëndrimin e tyre.

Nëse qëndrimi nga BE është se marrëveshja e tërheqjes nuk mund të ndryshohet – qoftë shtesa apo shkurtime –, që është pozicioni i tyre sot, atëherë le ta përballojmë, ata do të marrin vendimin për të parë Mbretërinë e Bashkuar në dalje pa kushte, dhe kjo është një përgjegjësi që ata do të duhet të mbajnë, “-tha Raab.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *