Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me armë zjarri në Fier, policia: Parandaluam një vrasje


Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 53-vjeçarin F. T., në fshatin Baltëz.

Sipas policisë, ka ndodhur një konflikt me armë mes dy pertsonave ku ndërhyrja e shpejtë ka bërë të mundur pengimin e përshkallëzimit të situatës.

I riu me inicialet D. V., do të përballet me akuzat për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

“Patrulla e Policisë parandalon një ngjarje kriminale. Tenton të vrasë me armë zjarri automatik një shtetas, vihet në pranga nga policia autori. Pas marrjes së telefonatës në numrin unik 112 se në fshatin Baltëz kishte konflikt me armë midis dy personave, menjëherë Patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë ka bërë parandalimin e një vrasjeje të mundshme.

Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D.V., për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe 1 krëhër me 30 fishekë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *