Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kosovë/ Pandeli Majko: Shpresa është bërë e rrezikshme në kufi, vendimet e vështira janë afër


Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.

Sipas Majkos, me situatën aktuale në kufi shpresa është bërë e rrezikshme.

Ai thotë se vendimet e vështira janë afër, duke marrë parasysh se Serbia ka vendosur mobilizim të lartë ushtarak.

“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb por me ata që shpëton.”– shkruan Majko në një postim në Facebook.

Mbrëmjen e kaluar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ngritjen e gatishmërisë luftarake të trupave serbe në nivelin më të lartë.

Serbia filloi shtimin e pranisë së saj ushtarake në zonë që nga e diela kur Milan Mojsiloviç, shefi i shtabit të saj të përgjithshëm, u dërgua në kufi. Mbrojtjes i Serbisë, Milos Vuçeviç tha se forcat e tij speciale po rriteshin nga 1,500 në 5,000.