Vendosni fjalën kyçe....

Dhunimi i gazetarit nga policia, OSBE: E papranueshme, nisni hetimet


OSBE ka reaguar lidhur me dhunimin e gazetarit Enver Doçi dy ditë më parë nga forcat e policisë. Përmes një mesazhi në “Twitter”, OSBE dënon incidentit ndërsa u bën thirrje autoriteteve të nisin hetimet lidhur me rastin.

 “Të shqetësuar për sulmin ndaj gazetarit të News24. Sulmi fizik ndaj gazetarit të News24, Enver Doçi. Dhuna kundër një anëtari të medias, e pa-pranueshme. Sulmi ndaj gazetarit gjatë operacionit të policisë. Thirrje autoriteteve të hetojnë incidentin ndaj gazetarit. Thirrje autoriteteve të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve”, thuhet në reagimin e OSBE.

Incidenti ka ndodhur në Peshkopi para dy ditësh, kur gazetari Doçi po filmonte arrestimin e disa personave nga policia.

Në një video të publikuar, efektivët e policisë dëgjohen teksa bërtasin ndërsa arrestojnë dy persona dhe godasin një qytetar me tytën e armës. Edhe pse nuk dallohet mirë nga pamjet, ai është gazetari Enver Doçi, të cilit i marrin telefonin nga dora pse po filmonte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *