Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden me armë e kokainë, arrestohen 4 persona në Shkodër


Policia e Shkodrës ka vënë në pranga katër persona, të cilëve u janë gjetur lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Sipas bluve, në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: -M. K., 48 vjeç, A. C., 49 vjeç, U. H., 33 vjeç dhe L. K., 16 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Si rezultat i hetimeve proaktive, të kryer në kuadër të një procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal dhe kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Gjithashtu, shtetasit M. K., i cili nga hetimet rezultoi se kishte rolin e organizatorit të këtij grupi kriminal, iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.