Vendosni fjalën kyçe....

Bie në kanal zetori në Divjakë, humb jetën 42-vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një zetor ka dalë nga rruga duke u bërmbysur në një kanal.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Senes të Divjakës, ku fatkeqësisht drejtuesi i zetorit ka humbur jetën.

“Gjatë natës në fshatin Senes, Divjakë, shtetasi B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj, duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *