Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa debat me Açkën në Komisionin e Edukimit: Jeni bërë bashkë me PS-në, po mbron Margaritin


Dy deputetet e PD-së u përfshinë në një debat në Komisionin e Edukimit ditën e sotme.

Debati nisi pasi deputetja Ina Zhupa e akuzoi Flutura Açkën se po mbronte Ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Madje Zhupa shkoi më tej duke i thënë se Açka është bërë bashkë me deputetët e PS-së.

Açka i kërkoi Zhupës t’i kërkonte falje për aludimet e bëra se është bërë bashkë me PS-në.

Debati i plotë:

Zhupa: Viti i ri, avaz i vjetër. Do të jemi komision më me shumë shkelej e më me pak logjikë se çdo komision tjetër.

Açka: Nuk ju lejoj fare me këtë gjuhë të më flisni këtu. Bëjini konkrete shkeljet. Nëse i keni me mua, kam qenë transparent e do të jem para jush e para shqiptarëve. Ndreqni gjuhën. Kur thoni shkelje e keni me mua drejt për drejt, është disata herë që insistoni. S’ja lejoj njeriu në botë.

Zhupa: Po me ju e kam! Do ja u them tani për çfarë janë shkeljet. Më lejoni… Kemi sot për të miratuar kalendarin, ndërkohë që siç e dini dhe në praktikën e punës, asnjë mbledhje nuk lajmërohet pa u miratuar kalendari nga komisioni. Mbledhjet e ardhshme pasi miratohet kalendari lajmërohet. Shkelja e parë është që mbledhja e ardhshme e orës 12:00, janë lajmëruar të gjithë kandidatët pa u miratuar kalendari. Rregullorja nuk e thotë kështu. Duhet rregullohet kalendari e pastaj të lajmërohen anëtarët. Së dyti, një nga kandidatët z. Albert Minga, ka qenë i zgjedhur nga ky komision për të qenë anëtar i Këshillit Drejtuesit të RTSH, është future në seancë plenare për tu votuar dhe është tërhequr dhe arsyeja përse u hap vendi vakant i këshillit drejtues, ishte dorëheqja e Albert Mingës.

Më lejoni të mbaroj unë pastaj shpjegojeni të gjithë bashkë, shyqyr që jeni bashkë (E ka për Açkën dhe deputetët e PS që flasin). Dhe për ironi, Albert Minga është i pari që dorëzon dosjen për të aplikuar për pozicionin anëtarit të Këshillit Drejtues të RTSH. Ai që dha dorëheqjen për tu zgjedhur për tu votuar në seancë, dhe për arsye që u hap vendi veçantë, pra vendi veçantë u hap se u tërhoq ai, dhe ai që kandidon është ai që u tërhoq. Kjo tregon sesa  dhe sesi e percepton rolin dhe rëndësinë e këtij komisioni dhe sesi ne po i lejojmë. E kuptoj pse është bërë. E kuptoj, sepse duheni të paktën 4 kandidatë e të zgjidhej një, u fut dosja Alberti, që ta zgjidhni ju sot. Prandaj e ka bërë. Dhe ky është rasti se përse z. Minga është këtu. Ka një non sens të madh, ka një nonsense të madh… Eva Margariti është thirrur në këtë komision në një seancë dëgjimore nga ana ime. Po për kalendarin po flas! Eva Margariti ishte parashikuar seancë vjetore në dhjetor, dhe për një keqkuptim të Margariti ne se kemi bërë. Kryetarja e komisionit ka thënë me zë e figurë që mbledhja e parë që ne do të bëjmë do të jetë ELva Margariti. ELva ka konfirmuar datën 19 janar në orën 11:00. Zonja Magariti dot ë vijë në një seancë për sitet e trashëgimisë kulturore, ku mund të diskutohet edhe për Urën e Zogut.

Dëgjoj për herë të parë që deputetët e opozitës kërkojnë të mos vijë Elva Margariti se kanë punë atë ditë. E para unë jam deputete e opozitës dhe unë si deputete e opozitës. As Petro Koçi s’ma ka ndërprerë fjalën. Unë flas sit ë dua unë dhe më gjykon publiku. Jam përfaqësuese e një force politike. Kur të mbaroj unë, flisni ju mbroni Elvën, Petron e këtë të doni… E kuptoj shumë mirë që jeni bashkë.

Açka: Kanë aktivitet tjetër dhe s’dua të dështoj komisioni, sepse është dëgjesë e rëndësishme. Anëtarët… Gjuhë shumë e turpshme…Gjuhë shumë e turpshme nuk ja lejoi asnjeri, as zotit s’ja lejoj këtë gjë. Ndreqni gjuhën e kërkoni ndjesë. Se mbaroni fjalën pa kërkuar fjalën. Të insintoni ju se unë bashkëpunoj me këta, s’ta lejoj.

Zhupa: A po bashkëpunoni të mos vij Margariti. A mund të mbaroj fjalën dhe flisni të 6 bashkë për këtë çështje… Këtu nuk flitet asgjë tjetër pa mbaruar çështje e kalendarit për rregulloren. E kuptoj shumë mirë që keni rënë dakord të mbroni Margaritin.

Açka: Këto përralla nuk ti ha njëri fare. S’ke bërë ti më shumë opozitë se unë këtu…Në këtë parlament e në këtë komision. Ke ikur kur ke patur nevojë për të qenë, kam bërë opozitë vetën, me ke braktisur duke bërë opozitë vetëm. Ke bërë PR në vende tjetër zotrote. Nuk ta lejoj as ty dhe as zotit këto insinuate!

Koçi: Mos ta kthejmë komisionin në Big Brother. Gjuhë provokuese. Duhet të vazhdojmë sipas kalendarit dhe një tradite parlamentare.