Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë gjatë festimeve të titullit kampion në Toronto, 4 të plagosur (VIDEO)


Katër persona mbetën të plagosur gjatë një sulmi me armë në Toronto, ku skuadra kanadeze e basketbollit “Toronto Raptors” ishte mbledhur për të festuar titullin kampion “NBA”.

Mijëra tifozë kishin mbushur plot qendrën e qytetit në sheshin Nathan Phillips, kur shpërthyen të shtënat.

BBC” shkruan se eventi u ndërpre përkohësisht, derisa zyrtarët qetësuan turmën e panikuar.


Tre veta u arrestuan. Autoritetet i kanë kërkuar publikut që t’i dërgojë pamje nga ngjarja për të ndihmuar në hetimin e tyre.

Policia ka shkruar në “Twitter” se asnjë nga të lënduarit nuk rrezikon jetën, edhe pse dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Policët thanë gjithashtu se ata gjetën dy armë zjarri nga vendi i ngjarjes.

Deri në dy milionë tifozë ishin mbledhur të hënën në qendër të qytetit të Torontos, për një paradë për ekipin e basketbollit.

“Toronto Raptors” është shpallur kampione në NBA për sezonin 2018-2019, pas triumfit 4-2, në gjashtë finalet që luajti ndaj Golden State Ëarriors. Ky është titulli i parë i skuadrës kanadeze në kampionatin amerikan të basketbollit.

Rreth mesditës, eventi u mbyll me pjesëmmarrjen e shumë lojtarëve dhe personaliteteve, duke përfshirë edhe kryeministrin e vendit Justin Trudeau.

Trudeau tha se i uronte “shërim të shpejtë” të plagosurve.

“Ne nuk do ta lejojmë që ky akt dhune të largojë frymën e paradës së sotme”, shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *