Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj komenton deklaratat e Berishës: Kthimi i kursit më krijojnë një gjendje pakënaqësie, e ka mbështetur në çdo gjë për 8 vite


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar deklaratat sulmuese të Sali Berishës kundrejt Lulzim Bashës.

Gjekmarkaj në studion e Real Story në News 24 deklaroi se kthimi i kursit i krijon një gjendje pakënaqësie kur Berisha mbështeti Bashën në çdo veprim opozitar në 8 vite.

Dr. Berisha foli për 8 vitet e Lulzim Bashës, për ato që i konsideron dështimet e tij, dëmet e tij në raport me PD-në. Ato nuk janë sajuar të gjitha sot, nuk janë përkufizuar në mendjen e njeriut për një ditë. Një personalitet i fortë si ai, kurajoz, njeri që nuk ka gjuhë të lëmuar, besoj shumë që do duhet t’ia thoshte PD-së këto spikatjet e tij. Ai e ka mbështetur Bashën në 2013 duke u përplasur me shumë figura konservative të PD. E ka mbështetur në 2017, për listën e 2017 që ka qenë e kritikueshme, për marrëveshjen me Ramën, nuk foli. As pas humbjeve të 25 prillit. Ky kthim, ky kurs më krijon një gjendje pakënaqësie në atë çfarë dëgjova”-deklaroi Gjekmarkaj.