Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet gazetarja Suela Musta


Lirohet Suela Musta. Gazetarja, njëkohësisht anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizuale është liruar sot nga gjykata, pas zbutjes së masës së sigurisë dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Prokurori i çështjes kërkoi arrest shtëpie për gazetaren, për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme dhe faktit se nuk përbënte rrezik për prishjen e tyre, nëse ajo nuk qëndronte në burg.

Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë, Aida Hajnaj, zbriti mesditën e së Premtes në Elbasan për të bërë vetë publike rezultatet e një hetimi të nisur kundër krimit të organizuar, por që pati arritjen kryesore arrestimin e dyshimtë të anëtares së Autoritetit të Medias Audiovize (AMA), gazetaren Suela Musta.

Në një deklaratë të gjatë, të mbushur me iniciale dhe ngjarje të rënda kriminale të ndodhur në vitet e fundit në Elbasan, Hajnaj deklaroi se ishin shoqëruar disa persona për atentatet, ndërkohë që u arrestuan disa të tjerë që lidheshin me aktivitetin e palicensuar të një operatori televiziv kabllor.

Për këtë pjesën e dytë, Hajnaj deklaroi se, “si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i 8 shtetasve, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg”.

Urdhër-arrestet u firmosën nga shefja e prokurorisë së Elbasanit, Enkelejda Millonai, ndërsa sot prokurori i çështjes kërkoi një masë më të lehtë për Mustën dhe Adem Boriçin, të cilët janë lënë në arrest shtëpie, kurse Endri Çopja, Bledar Karaji, Andrea Nathanaili, Izmir Hajdari, Artan Drazhi dhe  Ervin Tahiri, janë lënë në burg.

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *