Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i çeljeve të negociatave me BE-në, sipas Ramës po ndodh për shkak të protestave të opozitës


Bllokimi i çeljeve të negociatave me BE-në, sipas Ramës po ndodh për shkak të protestave të opozitës

“Mendojnë se duke bllokuar çeljen e negociatave me BE-në, do fitojnë.”, u tha Rama sot gazetarëve dhe shqiptarëve në një komunikim të drejtpërdrejtë nga Kryeministria.

“Unë e di, synimi është të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të cënohet rendi kushtetues…nuk do t’ia dalin, ju siguroj!”, u shpreh më tej Rama.

Në konferencën e tij, pas protestës së djeshme të opozitës, Rama e ka kritikuar nismën, duke i quajtur protestuesit “një grup që nuk e kontrollon dot veten”.

“Policët e tepruan, i mirëkuptoj”, komentoi  Rama dhunën ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Duket se Rama, pas konfirmimit të mbylljes së derës nga Bashkimi Europian dhe miratimin e vizave për shqiptarët nga Holanda, është duke gjetur shkaqe. Sipas tij, një nga shkaqet që ne nuk po na hapen negociatat janë protestat e opozitës, jo problemet në qeverisjen e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *