Vendosni fjalën kyçe....

Publikimi në media, frika më e madhe e Sandër Lleshajt


Imazhe, pamje me zë e me figurë të publikuara në media që dokumentojnë shkeljet e Policisë së Shtetit. Kjo është frika më e madhe e ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.

Dje është shënuar rasti i dytë, kur një video që tregonte dhunën me shkopinj gome ndaj një sekretari të Partisë Demokratike, Sahit Dollapit, e ka detyruar Lleshajn të dalë para publikut për të kërkuar falje. Në mënyrën e tij.

Sigurisht, që do të kishte qenë mirë, që edhe ata punonjës policie, që u angazhuan në ndalimin e njërit për organizatorëve të sulmeve, të kishin bërë ndryshe diçka.  Mirë do të ishte që, siç duruan në mënyrë stoike për orë të tëra nën zjarr, të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda, vetëm pak sekonda, gjatë ndalimit të personit në fjalë, ndonëse në kushtet e kundërshtimit. Por episodi i pak sekondave nuk mund të mbulojë apo justifikojë histerinë e zjarrit real, por edhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe mbi vetë Policinë.”, tha sot Lleshaj.

Dollapi, pa asnjë arsye u ndoq dhe u godit barbarisht nga efektivët, ndërsa u përgatit edhe skenari për arrestimin e tij në Spitalin e Traumës. Policia hoqi dorë pas disa orësh rrethimi.

Rasti i parë, që detyroi Lleshajn të bënte hapa prapa, qe ai kur sërish publikimi në medie i krijoi telashe, javë më parë.

Disa foto të marrjes zvarrë të protestuesve te “Petro Nini”, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna nga efektivët, e detyruan Lleshajn që të mbante të njëjtën qasje në deklaratën e tij publike.

“Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë. PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!”, tha asokohe Lleshaj.

Pas ngjarjes u shkarkua nga detyra Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj.

Pse zihet ngushtë Lleshaj sa herë filmohen bëmat e efektivëve të Policisë së Shtetit?! Pse reagon ai duke bërë hapa pas kur dokumentohen sjelljet brutale të efektivëve që si rregull kanë detyrimin të mbrojnë qytetarët?! Pse nuk ka reagime të tilla për pamje a ngjarje që publiku nuk i njeh?!/Hashtag.al

Dhuna e efektivëve te protestuesit e “Petro Nini”-t:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *