Vendosni fjalën kyçe....

Doris Pack në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, të dielën në orën 10:00 u bashkohet protestuesve


 

Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack do t’u bashkohet ditën e nesërme, të dielën në orën 10:00 protestuesve që mbrojnë Teatrin Kombëtar, tek sheshi i teatrit.

“Nesër, të dielën në orën 10:00, do të na bashkohet sërish tek sheshi i Teatrit ish eurodeputetja gjermane Doris Pack për të folur mbi nevojën e ruajtjes së trashëgimisë, me fokus mbrojtjen e Teatrit tonë Kombëtar nga shkatërrimi, si dhe rolin e qytetarëve në mbrojtje të pronës publike, të vlerave dhe trashëgimisë kulturore si kundërpërgjigje ndaj vendimeve arbitrare të pushtetit në emër të gjoja zhvillimit urban.

Doris Pack do na sjellë eksperiencën Europiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndaj ju ftojmë të na bashkoheni në këtë bashkëbisedim të hapur, ku zëri juaj qytetar duhet te jetë zëri më i rëndësishëm në mbrojtje të pasurive dhe trashëgimisë sonë të përbashkët.”, njofton Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Nga Shkodra sot Pack sulmoi Edi Ramën lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *